TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Hetimet për vrasjen e ish-policit Arben Bilali, ngjarje e ndodhur më 30 janar në zonën e Selitës në Tiranë, po shkojnë siç duhet.
Autoritetet kanë krijuar identikitin e dy personave që morën pjesë në atentat, pasi në duar kanë gjurmët e ADN-së dhe të gishtave të gjetura në makinën që u përdor në vrasjen e 50-vjecarit.
Paraprakisht thuhet se, autorët e dyshuar janë persona me precedentë penalë. Po ashtu, hetuesit kanë zbuluar nga kamerat e sigurisë në zonë se 50-vjeçari është mbajtur nën survejim disa ditë përpara vrasjes.
Arben Bilali u ekzekutua me breshëri kallashnikovi përpara banesës së tij. Autorët pas ngjarjes braktisën mjetin e tyre ne Sauk, në zonën e Mjull Bathores brenda së cilës u gjet edhe arma që u përdor për ekzekutimin e ish policit.