TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Skeda e pasurisë së kryetares së Gjykatës së Lezhës, Ornela Naqellari për vitet 2009-2017.
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se gjyqtarja Ornela Naqellari zotëronte vetëm pjesë takuese në tokat e familjes në Përmet, të cilat në deklaratën e saj të parë të dorëzuar në ILDKPKI nuk përkthehet në vlerë financiare. Në fund të vitit 2017, pasuria e Naqellarit kap vlerën e 2.1 milionë lekëve. Pjesa kryesore e pasurise përbëhet nga një automjet Skoda Fabia, e blerë pjesërisht me kredi financiare në vlerën e 1.6 milionë lekëve. Ajo deklaron gjithashtu 400 mijë lekë kursime në cash dhe likujditete bankare prej rreth 118 mijë lekësh. Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 10.5 milionë lekë. Paga nga funksioni përbën më shumë se 89% e të ardhurave, ndërkohë që mësimdhënia i ka siguruar gjyqtares Naqellari të ardhura në masën 3.3%. Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 9 vite të deklarimit të gjyqtares Ornela Naqellari, të cilat rezultuan pa probleme. Megjithatë, BIRN ka identifikuar si “flamur të kuq” kontratën e blerjes së makinës Skoda Fabia në vitin 2012, e financuar pjesërisht nga Raiffeisen Leasing dhe bashkëpërdoruesi A.M në vlerën 4600 euro. Shlyerja e kësaj kredie është kryer bashkarisht, pa specifikuar pjesët takuese të secilit. Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik. Deklarata e pasurisë Para Fillimit të Detyrës Deklarata e pasurisë së vitit 2009 Deklarata e pasurisë së vitit 2010 Deklarata e pasurisë së vitit 2011 Deklarata e pasurisë së vitit 2012 Deklarata e pasurisë së vitit 2013 Deklarata e pasurisë së vitit 2014 Deklarata e pasurisë së vitit 2015 Deklarata e pasurisë së vitit 2016 Deklarata e pasurisë së vitit 2017 BIRN