AKTUALITET, 10 Mars 2019, 15:53

Asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i avionit, momentet prekëse të familjarëve kur mësuan lajmin (Fotot)

Të 157 personat që ndodheshin në bordin e fluturimit të Airlines Ethiopian humbën jetën pas rrëzimit të avionit në Addis Abeba.

Sipas autoriteteve, gjatë rrugës për në Nairobi, Kenia, avioni  humbi kontaktin në orën 8:44 të mëngjesit, gjashtë minuta pas largimit nga Aeroporti Ndërkombëtar “Bole në kryeqytetin etiopian.

Një zëdhënës i linjës ajrore raportoi se se viktimat i  përkisnin 35 kombësive të ndryshme.

Zëdhënësi tha se 32 kenianë, 18 kanadezë, nëntë etiopianë, tetë amerikanë, tetë italianë dhe shtatë shtetas të Mbretërisë së Bashkuar ishin në mesin e udhëtarëve.

Drejtori i Transportit të Ethiopian Airlines, Tewolde GebreMariam, u tha gazetarëve në një konferencë shtypi se piloti kishte raportuar vështirësi teknike dhe kërkoi që të kthehej në Addis Abeba.

Ekspertët vizituan vendin e rrëzimit të avionit dhe njoftuan se nuk ishte e mundur të identifikohej nëse ishte një ulje emergjente apo një përplasje.

Siç është një incident i ri, ne nuk kemi qenë në gjendje të përcaktojmë kauzën. Është një aeroplan i ri, pa vërejtje teknike, të fluturuar nga një pilot i lartë dhe nuk ka ndonjë shkak që mund t’i atribuojmë në këtë kohë “- u shprehën ekspertët.

“Kontrolli rutinë nuk tregoi ndonjë problem”- shtuan ata.

Të pyetur për mundësinë e terrorizmit apo sabotimit: “Në këtë fazë nuk mund të përjashtojmë asgjë”.