AKTUALITET, 10 Mars 2019, 15:58

I vjedh çantën me para një personi, arrestohet 46-vjeçari në Kurbin

I vjedh çantën me para një personi, arrestohet

Një person është arrestuar në flagrancë nga Policia e Kurbinit, pasi i vodhi një çantë më një shumë parash një shtetasi.

46-vjeçari me inicialet B.A., banues në Mitrovicë të Kosovës, në tregun e Milotit i ka vjedhur nga çanta një shtetasi shumën monetare prej 100.000 lekë.

57-vjeçari nga Kurbini e ka konstatuar në moment dhe ka lajmëruar policinë, ku falë reagimit në kohë , shërbimet e policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.

Deklarata e plotë e Policisë:

I vjedh nga çanta një shumë parash një shtetasi, arrestohet në flagrancë nga policia

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme , kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin B.A., 46 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.

Ky shtetas, në tregun e Milotit, i ka vjedhur nga çanta një shtetasi shumën monetare prej 100.000 lekë.

57 vjeçari nga Kurbini e ka konstatuar në moment dhe ka lajmëruar policinë, ku falë reagimit në kohë , shërbimet e policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma monetare që shtetasi B.A , kishte vjedhur në çantën e 57 vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për veprën penale “Vjedhja” neni 134 i Kodit Penal.