AKTUALITET, 29 Janar 2020, 15:48

Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën një grua

Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën një grua

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak momentesh në aksin Shkodër - Koplik. Një makine ka përplasur një këmbësor në këtë aks.

Viktima është një grua. Ende nuk dihet emri i viktimës.

Gjithashtu raportohet për një të lenduar gjatë aksidentit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Malësisë së Madhe/Informacion Paraprak

Më datë 29.01.2020 ora 15:00, në aksin rrugor Koplik-Dedaj, në vendin e quajtur ’Ura e ‘Zhajës, fshati Zagorë, Malësi e Madhe, duke qene në drejtimin e mjetit tip ‘Benz’, shtetasi Gj. D. 65 vjeç, banues në fshatin Bzhetë, Malësi e Madhe, ka aksidentuar me pasojë vdekje një shtetase, ende e pa identifikuar (këmbësore).

Drejtuesi i mjetit po dërgohet për ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër,

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.