AKTUALITET, 24 Prill 2019, 08:37

Aksident i rëndë në Bypas-in e Tepelenës, një person i vdekur/ EMRI

Aksident i rëndë në Bypas-in e Tepelenës, një person i

 


Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që është regjistruar mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në orën 06:20, në segmentin rrugor ku punohet për Bypass-in e Tepelenës. Mjeti tip “Benz”, që drejtohej nga Ylli Ruçi 49 vjeç, banues në Memaliaj ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vend drejtuesi, i cili ishte punëtor në firmën GPG që po ndërtonte Bypass-in.

I aksidentuari për vdekje është babai i personit që grabiti me armë një bankë të nivelit të dytë në Tepelenë disa muaj më parë, Kristo Ruçit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Punimet për zgjerimin e rrugës kanë nisur katër muaj më parë duke shkaktuar probleme për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks.

Informacioni nga policia

Në orën 06:20, në segmentin rrugor ku punohet për Bypas-in e Tepelenës, ka dalë nga rruga mjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Y.R, rreth 50 vjeç, banues në Memaliaj.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, shtetasi Y.R

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.