TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këto pamje drithëruese tregojnë momentin kur një nga kamikazët e sulmeve në Sri Lanka përkëdhel një vajzë të vogël përpara se të futet në kishë.
Terroristi shihet duke ecur në një shesh përpara kishës së Shën Sebastianit në Negombo me një çantë të madhe në shpinë. Brenda saj ishte bomba e përgatitur në mënyrë artizanale.
https://www.youtube.com/watch?v=G1hM-gGnVTk
Kryepeshkopi i Kolombos, kardinali Malcolm Ranjith tha se sulmi në këtë kishë shkaktoi të paktën 110 viktima. Në total tetë sulmet kanë shkaktuar 321 viktima.
Shtatë kamikazë morën pjesë në këto sulme.
Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke publikuar edhe një foto të kamikazëve së bashku. Ata qëndrojnë përpara një flamuri të ISIS.