AKTUALITET, 23 Prill 2019, 22:29

“Policia mban të arrestuar për protestën një të sëmurë mendor”, Berisha publikon emrin

“Policia mban të arrestuar për protestën një të


Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili shprehet se pas protestës së 13 prillit, policia i ka arrestuar vëllain e tij, i cili vijon të jetë në burg ndonëse është me probleme mendore.

Qytetari shprehet se i arrestuari është Edmond Bushi, i cili trajtohet me kemp dhe ka kartelë mjekësore.

Postimi i plotë:

Nje akt tjeter kriminal i krye, krye kreut te meduzes!

Edvin Kristaq Urrejtesi urdheron mbajtjen ne burg te protestuesit me kartel mjeksore psiqiatrike.

Krim politik i shemtuar!

Lexoni denoncimin e familjarit dixhital. sb

Pershendetje, ju shkruaj per nje rast shume alarmant,me protestat e 13 prillit me kane ndaluar vellain, Edmond Bushi….problemi qendron se vellain e kam me te meta mendore dhe trajtohet me kemp, me kartele mjekesore, e kane nxjerre ne gjygj dhe e kan len ne burg!! Nuk e kuptoj se ishin te ndalur 40 veta dhe 3 prej tyre jane ndalur ne burg, nder keta te 3 eshte dhe vellai im qe eshte me kartele mjeksore, si ka mundesi qe nuk i quan nje mjek per ta verifikuar, dhe si nuk i kan marre parasysh kartelen mjeksore, kjo gjykatese qe e la ne burg a ka qene ne rregull nga mendja apo jo?? Vetem per ti then kryeministrit ja Z.kryeminister kemi burgosur njerez per protesten e 13 prillit?? Se normal sa per tja nxjerr emrin neper media per te treguar sa te forte e kemi shtetin qe denon nje person me te meta mendore!!! Ju lutem me ndihmoni…