AKTUALITET, 23 Prill 2019, 22:49

VIDEO e tmerrshme/ Nëna shqiptare rreh fëmijët me rrip, i dashuri gjerman i hedh burrin nga shkallët

VIDEO e tmerrshme/ Nëna shqiptare rreh fëmijët me rrip, i dashuri


Janë pamje të tmerrshme ato të publikuara sot nga ‘Report Tv’ të dhunës së një nëne shqiptare ndaj fëmijëve të saj dhe të bashkëjetuesit të saj gjerman që i hedh burrin nga shkallët.

Orest Maloku invalid iku në Gjermani në vitin 2016 në një kamp bashkë me bashkëshorten Silvana dhe 5 fëmijët.

Oresti iu nënshtrua në Dortmund një ndërhyrje kirurgjikale.

Por këtu fillon edhe kalvari i tij dhe i fëmijëve, pasi gruaja e tij lidhet me një shtetas gjerman te quajtur Kristofor i cili siç shikohet nga pamjet filmike e hedh djalin e çiftit nga shkallët.

Denoncimi është bërë nga prindërit e Orestit në emisionin “Pa gjurmë”, ku janë shprehur se ish-gruaja e djalit vuan nga probleme mendore dhe i ka përndjekur deri në France