TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme (i deleguar), Gent Cakaj, ka komentuar një lajm të publikuar në disa media online, se ai bashkëjeton me vajzën e Linda Ramës. Cakaj e mohon këtë gjë kategorikisht dhe thotë se është një gënjeshtër e shpikur nga armiqtë e kryeministrit Rama. Ai tha se do të përballet në gjykatë me personat që kanë shpifur.
"Kjo është një gënjeshtër. Produkt që vjen prej armiqëve të Ramës, të cilët kanë humbur arsyen dhe fabrikojnë këto gjëra. Është gënjeshtër absolute, vjen prej armiqëve të kryeministrit. Korespondon edhe me një reformë që kemi marrë në diplomaci, lidhur me nepotizmin. Unë jetoj vetë dhe nuk jam në lidhje. Është produkt i një fantazie të shfrenuar politike. Turpërohem që duhet të flas në publik për një cështje të tillë".
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2019/04/23/a-e-prezantoi-baton-haxhiu-me-ramen-cakaj-jam-me-tre-mastera-me-kontaktuan-vete/
http://www.tpz.al/2019/04/23/gent-cakaj-le-pa-fjale-fevziun-jam-marre-me-politike-qe-14-vjec/