TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Manchester City nuk bën dy herë rresht të njëjtin gabim. Pasi barazoi 2-2 me Tottenhamin një javë më parë në “Etihad Stadium”, duke i dhënë mundësinë Liverpoolit të shkëputej me dy pikë më shumë, këtë radhë Citizens triumfuan në fushën e Burnley-t me rezultatin 1-3.
Edhe në këtë ndeshje te skuadra e Guardiolës spikatën në sulm Sterling dhe Aguero, me sulmuesin argjentinas që realizoi dygolësh, nga një në çdo pjesë, ndërsa finalizimi i Wilson për vendasit në fund të pjesës (pas rrjetës së Sterling), thjesht ngushtoi përkohësisht rezultatin në 2-1.
Interesant fakti që 9 nga 10 golat e Manchester City-t në tri ndeshjet e para të Premier League-s i kanë shënuar vetëm dy golashënuesit e sotëm. Sterling është në krye të listës së golashënuesve me 5 finalizime, së bashku me Pukkin e Norwichit, ndërsa Aguero ndjek me një gol më pak.