AKTUALITET, 25 Gusht 2019, 16:16

Ndahet nga e dashura, djali i miliarderit vret veten

Kai Schachter-Rich ishte në një lidhje me modelen Lady Lola Crichton-Stuart.Por kjo e fundit vendosi të ndahej nga ai. 21-vjeçari nuk e ka përballur dot ndarjen dhe i ka dhënë fund jetës.Ai vari veten, ndërsa më parë kishte pirë një koktej me drogë.

Schachter-Rich ishte djali i tregtarit të artit në New York, Kenny Schachter dhe artistes Ilona Rich.

Gjyshi i tij nga mamaja ishte Marc Rich, një financier i njohur si ‘mbreti i mallrave’, pasi themeloi një kompani shumë miliardë dollarëshe, Glencore.