AKTUALITET, 25 Gusht 2019, 15:39

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Floriana Garo tregon barkun e rrumbullakosur, zbulon gjininë e bebit (FOTO)

Ish-moderatorja e njohur shqiptare Floriana Garo, pak muaj më parë zbuloi publikisht se ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë, me partnerin Enis Daci me të cilin Floriana jeton në Gjenevë të Zvicrës.

Së fundmi, bukuroshja ka publikuar një foto, ku edhe ka zbuluar gjininë e bebit që është në pritje.

“Në pritje të një djali! 6-muajshe shtatzënë.”-ka shkruar Floriana krahas fotos, ku ajo duket e mrekullueshme me një fustan të gjatë me lule.