TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shtatë persona janë vënë në pranga, pasi akuzohen për kontrabandë ndërkombëtare. Mësohet se në pranga kanë rënë disa shtetas rusë të cilët transportonin naftë të jashtëligjshme me jaht.
Rusët po e transportonin naftën jashtë pikës doganore në Sarandë.
Dy rusët u arrestuan një ditë më parë nga polciia e Sarandës pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë transportuar me jahtin e tyre në det (jashtë pikës doganore Sarandë) në vendin e quajtur “Berdenesh”, 1477 litra naftë.
Ata u janë shmangur detyrimeve ligjore doganore or më pas janë zbuluar dhe janë vënë në pranga.
Njoftimi i policisë
Arrestohen në flagrancë për “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:
Sh., 47 vjeç, banues në Rusi dhe K. V., 43 vjeç, banues në Rusi.
Policia e Sarandës ka bërë kapjen dhe arrestimin e këtyre shtetasve rusë, pasi ditën e djeshme këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë transportuar me jahtin e tyre në det (jashtë pikës doganore Sarandë) në vendin e quajtur “Berdenesh”, 1477 litra naftë, me qëllim që t’iu shmangeshin detyrimeve ligjore doganore.