TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bersant Celina po kalon një formë të shkëlqyer në këtë fillim kampionati. Pas golit të shënuar javën e kaluar, sulmuesi ka gjetur rrugën e rrjetës edhe në këtë javë të Championship, teksa ka realizuar golin e dytë për skuadrën e Suonsit në fitoren me rezultatin 3-0 ndaj skuadrës së Birmingemit.
Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës shënoi emrin në listën e golashënuesve në minutën e 68, ndërsa nuk fali përballë portierit kundërshtar. Teksa u mbyll java e tretë e Championship, Suonsi i Celinës renditet në vendin e dytë të klasifikimit, ndërsa edhe me ndihmën e shqiptarit klubi pretendon të rikthehet në elitën e futbollit anglez.
Sakaq, forma e mirë e Celinës është një ogur i mirë edhe për Kosovën e cila është para dy ndeshjeve përcaktuese në rrugën drejt Euro 2020 pasi e presin përballjet me Çekinë dhe Anglinë. Por, Dardanët do të përballen me mungesa të rëndësishme dhe forma e Celinës është shpresëdhënëse.