TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i PAA, Agron Duka ka lajmëruar ndarjen nga jeta të mikut të tij, Arian Musa, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Duka shprehet se, Musa ishte një biznesmen dhe sipërmarrës i suksesshëm dhe i shpreh ngushëllimet familjes së tij.
“E sotmja është një ditë e hidhur. Humbëm një mik dhe një koleg. Arian Musa, që të gjithë e njihnin si ‘Noshi’, u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me sëmundjen. Një burrë plot energji dhe humor, i guximshëm dhe i suksesshëm në sipërmarrje, plot dashuri për jetën, familjen dhe miqtë e tij.
Ngushëllimet dhe lutjet e mia shkojnë sot te familja Musa, që humbi njeriun e saj të shtrenjtë.
I lehtë të qoftë dheu miku im!”, shkruan Duka.