LIFESTYLE, 15 Qershor 2020, 12:28

Edi Manushi: Në redaksi ka mbërritur një kërkesë martese për Alesia Bamin, moderatorja: Ai biznesmeni duhet të jetë çik i mirë

Edi Manushi: Në redaksi ka mbërritur një kërkesë


Në rubrikën “Trotuar” në emisionin “ E Diell” u trajtua tema “Martesë në moshë të vogël apo të madhe”.

Teksa po flisnin për martesën, drejtuesi i emisionit Edi Manushi tregoi se në redaksi ka mbërritur një kërkesë martese për Alesia Bamin.

E pyetur nga Manushi në lidhje me këtë propozim, Alesia u shpreh me humor se do ta marrë për bazë shumë shpejt. Gjatë intervistës ajo mori si shembull martesën e prindërve të saj si një shembull i mire pasi ata janë njohur shumë të vegjël dhe lidhja e tyre ka funksionuar.

‘Nuk jam shumë pro e martesës në moshë të re se ka më shumë gjasa që të çojnë drejt divorcit.

Pavarësisht se nga prindërit e mi kam një shembull shumë të mirë të martesës në moshë të re se janë njohur shumë të rinj. Janë njohur 13-14 vjeç në shkollë, mami 18 vjeç më ka bërë mua.

Sot janë të dy shumë të rinj dhe kemi një marrëdhënie si shokë e shoqe .Unë me punët që bëj do doja dikë që të mirëkuptonte’- tregoi Alesia.

‘Sa vjeç është ai biznesmeni?’- pyet Edi Manushi.

‘Ai biznesmeni s’ka ardhur akoma po kur të vijë duhet të jetë cik i mirë i mbajtur‘- ishte përgjigjia e moderatores.