LIFESTYLE, 14 Qershor 2020, 15:45

FOTO/ Dikur shokë shkolle e rivalë, festa e Shna Ndout bën bashkë dy ministrat, shëtitje në ish-qytetin e minatorëve


Festa e Shna Ndout në Kurbnesh të Mirëditës ka bërë bashkë Luan Ramën dhe Sandër Lleshajn miq të vjetër në fëmijëri por rivalë në politikë.

Rama dhe Lleshaj morën pjesë në meshën e mbajtur në ish- qytetin minatorë në kohën e socializmit i cili sot është braktisur dhe rrënuar.

 

Ish- ministri i brendshëm Luan Rama dhe ministri aktual Lleshaj janë shokë të rritur e shkolluar në Kurbnesh ku mbahen mend si nxënës të shkëlqyer të shkollës që dikur kishte emrin Heroinës së Popullit  ‘’Shkurte Cara’’.

Bashkë kanë qenë Rama dhe Lleshaj në kishën e Kurbneshit gjatë meshës më pas kanë bërë një shëtitje në qytetin ku kaluan fëmijërinë.