Këngëtarja shqiptare, Olta Boka ka pranuar me një foto të vetme se është në pritje të ëmbël, prej 9-muajsh tashme. Ajo ka publikuar në llogarinë e saj pak minuta më parë një foto ku shfaqet e veshur me fustan ngjyrë rozë, mes luleve në natyre dhe me barkun e rrumbullakosur.
Ajo shfaqet e veshur me një fustan rozë, duke mbajtur dorën te barku i madh dhe i rrumbullakosur. Këngëtarja ka treguar se do të bëhet nënë e një vajze që do të vijë në jetë këto ditë.
“
Prej 9 muajsh, unë shoh vetëm me sy të ngjyruar rozë. Prej 9 muajsh, roza është ngjyra ime e dashurisë së përjetshme”, -ka shkruar ajo në përshkrimin bashkëngjitur fotos.