Rezarta Shkurta është një nga personazhet shqiptare që nuk poston shumë foto të sajat në rrjetet sociale. Këtë e ka konfirmuar dhe ajo në një postim të bërë së fundmi në Instagram.
Teksa ka postuar një foto të sajën aty ku shihet e veshur me bikini ajo ka treguar dhe arsyen se përse qëndron serioze dhe nuk qesh.
Ajo tregon se pas fotove ka gjithmonë sherre dhe për këtë ka faj bashkëshorti.
“
E dini pse unë nuk qesh asnjëherë në foto? Sepse pas çdo fotoje time, fshihet një super sherr nga pas kuintave! Fjalia fillon me: Si është e mundur, unë fotografoj të gjithë mua s’më shkrepet një foto e hajrit. Dhe në fund pas një lufte më në fund me zor më shkrepet një foto, dhe kuptohet fytyra ime është kështu . Vajzat që i dashuri, burri i bën foto të bukura pa ankesa janë të përjashtuara të bëjnë koment këtu ”, ka shkruar Rezarta.
Kjo i ve kapakun të gjitha pyetjeve se përse Rezarta nuk poston shpesh foto apo dhe se del shumë serioze.