TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ashtu sikurse e la amanet, homazhet për përcjelljen për në banesën e fundit të studiuesit Moikom Zeqo, do të mbahen te Muzeu Historik Kombëtar.
Ceremonia do të mbahet ditën e shtunë, nga ora 10.00-14.00, në Muzeun Historik Kombëtar.
Moikom Zeqo u nda nga jeta ditën e djeshme, pasi nuk arriti të fitonte luftën me sëmundjen e rëndë të leucemisë akute.
Moikom Zeqo, është autori i mbi 100 veprave, ku përfshihen përmbledhje me poezi, prozë, studime arkeologjike, libra për historinë e artit, monografi personalitetesh, si dhe disa skenarë për filma kinematografikë e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, serbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht, si dhe në gjuhën tonë. Është autor i pesë ekspozitave vetjake në pikturë, si dhe i një albumi me 200 grafika. Mbante titullin “doktor i shkencave”, si dhe Urdhrin e Lartë “Mjeshtri i madh” dhe “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.