LIFESTYLE, 14 Qershor 2020, 17:40

Lulzim Basha shpërndan poezinë nostalgjike të Pandi Laços për Tiranën dikur: Më sjell emocione të forta

Lulzim Basha shpërndan poezinë nostalgjike të Pandi Laços

Kreu i PD, Lulzim Basha ka shpërndarë poezinë nostalgjike të shkrimtarit, skenaristit dhe prezantuesit Pandi Laço.

asha thotë se kjo poezi i sjell emocione të forta dhe nuk harron të falenderojë Pandi Laçon.

Poezia titullohet "Mall bulevardi" dhe trajton me nostalgji kohët e rinisë komuniste dhe qytetin e Tiranës dikur.

***

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Kjo poezi e Pandi Laços më sjell emocione të forta…

Faleminderit Pandi?

“Mall bulevardi”

“Ka qene dikur nje qytet…

Ne vend te zemres , “nje bulevard”

Nje bulevard ku mijera njerez…

Cdo nate takoheshin… ” ..mos jam percart ?

Nga mijera fytyra qe kam njohur

Qindra mbaj mend, pak kam harruar

Valle sa prej tyre shperndare ne bote

“Mall bulevardi” i ka sharruar ?

Nga Vollga vinte nje muzike

“Sahati” e kishte si kolone zanore

Kafe Gjirokastra, kafe nuk ofronte

Por historira me “dashnore”

“Me ka marre malli” per Bar Sahatin

Qe ta mbledh veten me nje konjak

Nje xhiro qejfi ne rimorkio

Nga Porcelani ne Kombinat

“Mall bulevardi” per nje rruge

Qe e pushtoj tek luaj “botash”

Ku i vjedh kumbllat nje gjitoni

Ku gjunjet e brrylat, behen copash

“Mall bulevardi” per nje shok te ngushte

Ai i qete e une “gjaknxehte”,

Une per “Beatles”, ai per “Stones”

Tek “Ura” ziheshim , po pajtoheshim lehte

Per nje rrugice , kam shume mall

Vec nje makine, kalonte rralle…

Prisnim gjithmone, ti vareshim prapa

“Zukut” te druve, nje gerdalle

“Mall bulevardi” per nje tren

Qe gjithmone vonohet, po prape e pres

Te kap nje vend qe nga dritarja

Ne ecje e siper , ne plazh te zbres

“Me ka marre malli” per te dielen

Qe radioposta te me zgjoje

Nje film shqiptar , plot me batuta

“Pune e komisarit , ishte loje!”

Te pres me ankth, “me ka marre malli”

Per ndeshjen derbi, Kuq-Bardheblu

S’ka gje po humbem kampionatin…

Mjafton qe sot tu japim “dru”

“Me ka marre malli” per nje teater

Per dy bileta gjetur me mik

Per nje artist qe nuk jeton me

Per pakez Breht, pakez Shekspir

Mall kam per fqinjin qe rrinte poshte nesh

Qe cesmen hapur, shpesh ja harroja

Edhe kur mbesja per nje dore kripe

Ne mes te nates mund ta zgjoja

“Me ka marre malli” per nje top te shpuar…

Qe shpesh na ngecte ne tarrace

Nje kanatiere e bardhe pa menge

Me boje kepuce, numrin “shtate”

“Me ka marre malli” qe “te gjuaj”

E “ti bej naften” nje dite mesimi

Te bej nje xhiro nga gjimnazet

Nga “Qemal Stafa” te “Petro Nini”

“Me ka marre malli” per nje vajze..

Diku ka humbur neper bote

Ndoshta se njoh ,kur ta takoj,

Per te kam ruajtur nje pikez lot…

“Me ka marre malli” per nje kitare

Dore me dore, pak e stonuar

Kur kthehej prape, ajo ishte care

Te gjithe e donin, ish e bekuar

“Me ka marre malli” per nje burre te vjeter

shtynte ngadale nje karroce dore

Nuk eshte “Ai” i kenges se Battistit

Megjithese therret …”Akullore”

“Me ka marre malli” te mbyll xhiron

Nga hotel “Peza” te Universiteti

Do me bjene kembet, kot do ti lodh,

S’do gjej fytyra te ketij qyteti …

Pandi Laço

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/3242571332460692