AKTUALITET, 30 Korrik 2021, 16:37

Abuzimi me tenderin e uniformave të Policisë, Apeli i GJKKO lë në fuqi masat e arrestit për nëntë zyrtarët


Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masat për 9 zyrtarët e arrestuar për abuzimin me tenderin e uniformave të Policisë.

Shkalla e parë kishte dhënë arrest me burg për 9 zyrtarë dhe arrest shtëpie vetem për Anisa Bogdanin.

Zyrtarët e arrestuar janë të përfshirë në tenderin për uniformat e Policisë me vlerë 25 milion euro. Të akuzuar janë ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme bashkë me vartës të tjerë që dyshohet se kanë favorizuar në mënyrë të paligjshme kompaninë fituese.

VENDIMI NGA APELI I GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,

Vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 48, datë 07.07.2021 dhe vendimit nr. 56, datë 1.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personat nën hetim EN, FÇ, AB, AO, K.H, KB, FD, MB, GM.

ARREST ME BURG

Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqëndruara në MPB

Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara

Fatmir Demneri, anëtar i KVO

Mariglen Buzali, anëtar i KVO

Kreshnik Bejkaj, anëtar i KVO

Ani Omuri, anëtar i KVO.

Gëzim Mingaj, anëtar i KVO.

ARREST SHTEPIE

Anisa Bogdani, anëtar i KVO.