AKTUALITET, 30 Korrik 2021, 15:48

Kosova regjistroi 70 raste të reja dhe një humbje jete në 24 orët e fundit

Kosova regjistroi 70 raste të reja dhe një humbje jete në 24


Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 70 të infektuar me koronavirus nga 2,941 teste të kryera. Ministria e Shëndetësisë  bëri të ditur në raportimin ditor të rasteve se si pasojë e sëmundjes humbi jetën një qytetar. Kurse, të shëruarit janë tetë.

Numri total i rasteve aktive është 366. Në 24 orët e fundit janë bërë 12.832 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë bërë 413.078 doza vaksinash. Kurse, deri më sot 137.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.