AKTUALITET, 30 Korrik 2021, 15:01

26-vjeçari dyshohet se përdhunoi një vajzë në Tiranë, bashkë me të në pranga edhe shoku i saj. I kërkoi para në këmbim të heshtjes

26-vjeçari dyshohet se përdhunoi një vajzë në


Një vajzë 25-vjeçare dyshohet se  është përdhunuar nga një djalë një vit më i madh se ajo. Ngjarja ka ndodhur së fundmi në Tiranë.

Mësohet se ka qenë vetë e reja e cila është drejtuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1, për të bërë kallëzim penal.

Por së bashku me djalin që dyshohet se  kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me të renë, ra në pranga edhe shoku i kësaj të fundit.

Sipas policisë, 37 vjeçari me inicialet G. D, i ka kërkuar para abuzuesit, duke i premtuar këtij të fundit që shoqja e tij (e abuzuara) nuk do ta padiste në Polici.

Njoftimi i Policisë

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë ndalimi i shtetasve: E. B., 26 vjeç dhe G. D., 37 vjeç.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi shtetasi E. B. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 25-vjeçare, ndërsa shtetasi G. D. (shok me 25-vjeçaren) i ka kërkuar një shumë parash shtetasit E. B., që 25-vjeçarja të mos kallëzonte ngjarjen”.