AKTUALITET, 30 Korrik 2021, 15:41

Arrestohet në lokalin e tij për armëmbajtje pa leje Rexhep Arapi, ka qenë i dyshuar për një vrasje. I njohur ndryshe me nofkën…

Arrestohet në lokalin e tij për armëmbajtje pa leje Rexhep Arapi,


Policia e Durrësit ka arrestuar sot shtetasin Rexhep Arapi, i njohur ndryshe edhe si “Kep Arapi”.

Prangosja e tij është bërë pasi është gjetur me armë pa leje.

Sipas burimeve  Policia e ka arrestuar Arapin në lokalin në pronësi të tij në Maminas.

Rexhep Arapi, në mars të vitit 1991, u akuzua se ka vrarë në Portin e Durrësit, për gjakmarrje, shtetasin A. Çyrbja, banor i fshatit Katund Sukth.

Arapi u arrestua për këtë krim në 1994 dhe u lirua për mungesë provash.