AKTUALITET, 30 Korrik 2021, 14:53

I dënuar në Selanik për tentativë vrasje, kapet 56-vjeçari shqiptar në Kapshticë

I dënuar në Selanik për tentativë vrasje, kapet


Kapet një tjetër person në kërkim nga pala greke në Kapshticë. Në tentativë për t’u futur në Shqipëri është arrestuar një shqiptar 56 vjeç.

Ai rezulton i dënuar me 13 vjet burg nga Gjykata e Selanikut për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje, ngjarje e ndodhur në vitin 2013 në Selanik.

Tre ditët e fundit në pikat kufitare, policia greke ka arrestuar 4 shqiptarë të kërkuar në Greqi e Gjermani.