AKTUALITET, 20 Shkurt 2019, 12:54

“Babalja” Salianji: Procesi po zvarritet, Prokuroria shkeli ligjin

“Babalja” Salianji: Procesi po zvarritet, Prokuroria shkeli ligjin

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji e ka cilësuar tërësisht në shkelje të ligjit zgjatjen e afateve të hetimit për çështjen ‘Babalja” për të cilën ai dhe gazetari Olldashi janë në hetim për akuzën e “kallzimit të rremë”.

Prokuroria është në shkelje të ligjit. Hetimi është politik. Nuk ka asnjë arsye për zgjatjen e afateve të hetimit. Vazhdon një hetim jo për personin që është në burg (Agron Xhafën) në Itali por për ne që e kemi denoncuar dhe gazetarin”,- tha Salianji.

I patrembur nga vendimi që do marrë gjykata për të, Salianji tha se PD-ja do vazhdojë denoncimin e rasteve të tilla.

Ai njoftoi po ashtu se të hënën pritet të dalë vendimi për çështjen në fjalë.

Unë s’kam asnjë merak, por nuk e di çfarë ka kjo çështje që zgjatet për 9 muaj”,- shtoi deputeti i PD.