TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Menaxhimi i gabuar i pandemisë nga ana e qeverisë ju kushtoi shumë shqiptarëve.
Kështu shprehet nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i cili përmes një video-komunikimi në Facebook rreshton të gjitha gabimet e kryera.
Sipas Vasilit, mungesa e testimeve dhe përjashtimi i mjekut të familjes krijoi kaos, pasiguri dhe pasoja të tjera, katastrofike.
"Menaxhimi tërësisht i vonuar dhe i gabuar i Pandemisë, që ju kushtoi shumë shqiptarëve!
Fakte dhe analizë e trajtimit të pandemisë nga qeveria, e cila e neglizhoi, e nënvleftësoi atë.
Anti-strategjia e qeverisë pa testime dhe me përjashtimin e mjekut të familjes krijoi: kaos, pasiguri, panik, mosdhënie të ndihmës mjekësore të kualifikuar, kufizime të lëvizjes të gabuara e jo profesionale dhe pasoja ekonomike katastrofike krejt te pajustifikuara", shkruan Vasili.