AKTUALITET, 27 Shtator 2021, 17:58

Sulm me armë në New York/ 30-vjeçari nxjerr pistoletën dhe qëllon mbi njerëzit, pesë persona të plagosur

Sulm me armë në New York/ 30-vjeçari nxjerr pistoletën dhe

Policia e New Yorkut bën me dije se, të paktën pesë persona janë plagosur në Manhattan.

Policët ishin në afërsi të vendit ku ndodhi incidenti, kur panë sulmuesin duke shtënë dhe qëlluar katër persona rreth orës 4 të mëngjesit.

Aty reaguan duke qëlluar të dyshuarin një burrë rreth të 30-ave. Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Harlemit, por plagët e tij është bërë e ditur se nuk i rrezikojnë jetën. Sipas dëshmitarëve, një grup qytetarësh po ecnin rrugës kur një burrë u ndal para tyre dhe filloi të shtie mbi ta.

Ndërkohë të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.