SPORT, 4 Janar 2018, 11:04

6 proceset zgjedhore në Evropë për mos t’u humbur gjatë 2018-ës

Evropianët në fakt nuk kishin kohë për të marrë frymë lirisht pas një viti të mbushur me procese zgjedhore në vitin 2017. Por nuk do të kalojë shumë kohë para se shumica e shteteve në Kontinentin e Vjetër të shkojnë drejt kutive të votimit në vitin 2018.

Disa nga “të mëdhenjtë” e politikës evropiane do të jenë në qendër të vëmendjes. Vladimir Putin i Rusisë dhe Viktor Orbán i Hungarisë po kërkojnë rizgjedhjen ndërsa Silvio Berluskoni po bën fushatë për të rikthyer partinë e tij në pushtet në Itali.

POLITICO propozon se cilat janë proceset zgjedhore më të rëndësishme që nuk duhet t’i humbisni këtë vit:

Zgjedhjet presidenciale në Çeki – 12-13 janar

Për çfarë bëhet fjalë: Miloš Zeman, provokues ‘llafazan’ dhe politikisht i pasaktë, shpreson të fitojë një mandat tjetër pasi u bë Presidenti i parë çek që u zgjodh në mënyrë të drejtpërdrejt në 2013. Nëse Zeman ia arrin dhe populisti tjetër Andrej Babiš arrin të formojë një qeveri të qëndrueshme si kryeministër, ka të ngjarë që të jetë edhe më e vështirë për Komisionin Evropian që të bëjë që Republika Çeke të jetë në linjë me Unionin në lidhje me çështjet si: emigracioni dhe kontrolli i armëve.

Si mund të shkojë: Ndërkohë që Zeman mund të fitojë lehtë raundin e parë të votimit (më 12-13 janar), ai mund të përballet me një balotazh të ndërlikuar nëse ai nuk fiton shumicën e përgjithshme. Ky votim do të mbahet 26-27 janar. Kundërshtari më i vështirë i Zeman është Jiří Drahos, ish-president i Akademisë së Shkencave në Çeki. Një sondazh i kohëve të fundit nga Televizioni Kombëtar i Çekisë sugjeron se vendi mund të drejt një gjullurdie dhe konfuzioni të madh, me Zeman që fiton raundin e parë dhe të dy kandidatët marrin 45% të votave në balotazh.

 

Zgjedhjet e përgjithshme në Itali – 4 mars

Për çfarë bëhet fjalë: Italia do të zgjedhë anëtarët e rinj në të dy dhomat e Parlamentit në mars, që gjithashtu do të ishte hera e parë që do të përdorej ligji i ri elektoral, i cili ende është në pikëpyetje. Ligji, i cili favorizon koalicionet dhe jo partitë si një e vetme, u kundërshtua ashpër nga lëvizja populiste “5Stelle”, e cila refuzon të bëjë aleanca me partitë e mëdha dhe me traditë në Itali. Partia kundër establishmentit argumentoi se legjislacioni ishte hartuar për të “zeruar” shanset për pushtet të partive si “5Stelle”: Sondazhet tregojnë se Lëvizja “5Stelle” mund të shfaqet si partia më e madhe, ndërsa Partisë Demokratike (PD) në pushtet. i ka rënë mbështetja gjatë luftës politike.

Por ekspertët elektoralë paralajmërojnë se nëse sondazhet janë të sakta, sistemi i ri nuk do të jetë në gjendje të prodhojë një fitues të qartë, duke nënkuptuar që do të nevojiten bisedime politike në stilin e vjetër për të shmangur një ngërç të mundshëm politik.

Si mund të shkojë: Ish-kryeministri Silvio Berlusconi ka bërë një rikthim këto zgjedhje për të udhëhequr partinë e tij të qendrës së djathtë “Forza Italia”. Ai u përjashtua nga zyra publike pas një afere mashtrimi të taksave në vitin 2013, por u kthye i ringjallur në skenën politike. Berlusconi shpreson ta zhbëjë këtë përjashtim që i bënë duke ardhur në krye të detyrës, por po kërkon gjithashtu kandidatë alternativë nëse ai nuk do t’ia dalë.

Një votim rajonal në Sicili në nëntor i dha partisë së Berluskonit shpresën se ajo mund të dilte si fituesi i zgjedhjeve duke u bashkuar me “Ligën Veriore” të Matteo Salvinit. Por Salvini dyshon se partneri i tij potencial ka probleme të besueshmërisë në angazhimin politik dhe, ndoshta mund ta shohë si aleate dhe PD e Paolo Gentilonit.

Zgjedhjet presidenciale në Rusi – 18 mars

 

Për çfarë bëhet fjalë: Vladimir Putin po kërkon edhe një mandat tjetër si president: Ai tashmë është në pushtet për gati 18 vjet, qoftë si president apo kryeministër.

Si mund të shkojë: Miratimi për figurën e Putin që tejkalojnë 80%, duket se ai nuk përballet me shumë konkurrencë. Putin është në rrugën e duhur për t’u bërë udhëheqësi rus më jetëgjatë në krye të detyrës që nga koha e diktatorit sovjetik Joseph Stalin. Për më tepër, rivali i tij kryesor politik, Alexei Navalny, është i ndaluar të konkurrojë për shkak të një dënimi për shpërdorim detyre, të cilin Navalny e ka quajtur një lëvizje politike për të ndaluar atë që ta sfidojë Putinin. Navalny kohët e fundit i bëri thirrje mbështetësve të tij për të bojkotuar votimin.

Një kandidate tjetër është Ksenia Sobchak, një ish-bashkëpunëtore e ngushtë Putin, kandidatura e së cilës shkaktoi akuza të forta nga opozita. Pavarësisht përfshirjes së saj në aktivizmin anti-Putin, kritikët kanë mbetur dyshues për motivet e saj. Navalny e ka akuzuar atë si një kandidate që po krijon thjesht diversion, duke koordinuar veprimet dhe premtimet e saj me Kremlinin.

Kush do të qëndrojë dhe kush do të bjerë?

Kryeminstrat Italianë                                          Presidentët Dhe Kryeminstrat Rus

Kur bëhet fjalë për jetëgjatësi në udhëheqje, Moska dhe Roma janë dy pole krejtësisht të kundërt. Italia ka pasur shtatë kryeminstra të ndryshëm, pasi Vladimir Putin fitoi zgjedhjet e tij të para në vitin 2000. Udhëheqësi rus do të kërkojë një mandat tjetër si president në vitin 2018.

Zgjedhjet parlamentare në Hungari – Pranverë 2018

 

Për çfarë bëhet fjalë: Data e saktë e zgjedhjeve është ende për t’u vendosur, por një gjë tashmë është e qartë: Partia populiste e Fideszit e kryeministrit Viktor Orbán ka një avantazh të madh mbi rivalët e saj. Partia shpreson të rifitojë shumicën e dy të tretave të saj në parlament, e nevojshme për të bërë ndryshime kushtetuese, pasi ka humbur këtë të ashtuquajtur super-shumicë në një zgjedhjet e vitit 2015. Për të arritur atje, Orban ka bërë fushatë përtej kufijve të vendit për të marrë mbështetjen e emigrantëve hungarezë në Evropë.

Si mund të shkojë: Partia e ekstremit të djathtë Jobbik është rivali më i madh i Fideszit dhe disa të majtë që dëshirojnë të rrëzojnë Orbanin janë duke mbrojtur edhe tejkalimin e spektrit politik për t’ia arritur. Ndërkaq, Jobbik po punon për të distancuar veten nga e kaluara e saj ekstremiste, ndërsa zgjedhjet afrojnë. Por kërcënimi për një gjobë prej 660 milionë forintësh (monedha hungareze/ mbi 2 milionë euro) nga Zyra e Auditimit të Shtetit në Hungari, mund të dëmtonte shanset e partisë për një fitore të mundshme. Zyra tha se partia kishte marrë ndihmë financiare të paligjshme gjatë fushatës. Krerët e Jobbik e kanë quajtur gjobën një “dënim me vdekje” për demokracinë hungareze.

Megjithëse nuk po kandidon për të ardhur në krye, një figurë tjetër në zgjedhje është miliarderi hungarezo-amerikan George Soros. Orbani dhe Sorosi dikur ishin aleatë, por u bënë armiq të hidhur. Soros akuzon Orbanin se është autokrat i rrezikshëm. Orban akuzoi së fundi Sorosin se po përpiqet ta minojë atë.

***

Zgjedhjet e përgjithshme në Suedi – 9 shtator

 

Për çfarë bëhet fjalë: Kryeministri Social-Demokrat Stefan Löfven shpreson të fitojë një mandat tjetër dhe sondazhet kanë vazhduar të tregojnë se partia e tij është përpara. Por partnerët e tij të koalicionit të Partisë së Gjelbër kanë qenë duke u luhatur rrezikshëm – lart-poshtë – në pragun prej 4% larg hyrjes në Riksdag (parlament) në sondazhet e fundit. Nëse të Gjelbrit nuk ia dalin të hyjnë në parlament, Social Demokratët mund të kenë nevojë për një partner të ri. Nga ana tjetër, Aleanca e qendrës së djathtë, e udhëhequr nga konservatorët e moderuar, mund të marrë një shans për të qeverisur.

Si mund të shkojë: Demokratët nacionalistë të Suedisë (SD) synojnë një rritje të mëtejshme pas një rritjeje të mbështetjes në zgjedhjet e vitit 2014. Sondazhet tregojnë se ata mund të përparojnë, me këto të fundit që tregojnë një pikavarazh rreth 15-16% krahasuar me diçka më pak se 13% në 2014. Ashtu si me partitë e tjera populiste të krahut të djathtë në Evropë, Demokratët e Suedisë kanë përfituar nga vala anti-emigracion që u rrit gjatë krizës së refugjatëve në 2015.

Me koalicionin e pakicës së Löfven që duket i ndjeshëm, kreu i ri i Partisë së Moderuar, Ulf Kristersson, po e çon politikën më pranë vijës së ashpër të Demokratëve të Suedisë mbi emigracionin për të fituar më shumë mbështetje, por ai gjithashtu ka thënë se nuk do të punojë me SD.

Zgjedhjet lokale në Poloni – në fund të vitit 2018

 

Për çfarë bëhet fjalë: Rreth një vit përpara se zgjedhjet vendore të mbahen, Partia qeverisëse Ligji dhe Drejtësia (PiS) ka shtyrë reformat e diskutueshme zgjedhore në dhomën e ulët të parlamentit, gjë që opozitës është bërë për të ndihmuar në rritjen e shanseve të PiS për të fituar zgjedhjet. PiS thotë se reformat do ta bëjnë sistemin më transparent. Masat përfshijnë ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, kufizimin e mandateve të kryetarëve të komunave deri në dy dhe heqjen e votimit postar në zgjedhjet lokale.

Ndryshimet zgjedhore janë midis një numri propozimesh të PiS që do të jenë në shënjestër kohët e fundit, duke përfshirë reformat gjyqësore që çuan Komisionin Evropian që të nxisë procesin e ashtuquajtur Neni 7, i cili mund të çojë në pezullimin përfundimtar të së drejtës së votimit të Polonisë në BE.

* * *

Zgjedhje të tjera që do të mbahen në vendet e BE-së:

Zgjedhjet presidenciale në Qipro – 28 janar

Zgjedhjet presidenciale në Finlandë – 28 janar

Zgjedhjet parlamentare në Slloveni – deri në korrik

Zgjedhjet parlamentare në Letoni – 6 tetor

Zgjedhjet e përgjithshme në Luksemburg – 17 tetor

Zgjedhjet presidenciale në Irlandë – Në nëntor