SPORT, 3 Janar 2018, 09:53

5 idetë më ‘pikante’ për referendume në Evropën e 2018-ës

5 idetë më ‘pikante’ për referendume në

Referendumet janë të mrekullueshëm, vetëm pyesni David Cameron ose Carles Puigdemont dhe do e kuptoni.

Por ato mund të jenë dhe “të rrezikshme”, siç paralajmëroi një politikan i mirënjohur britanik në vitin 2002.

“Referendumet luajnë një rol të rëndësishëm në ndryshimet kushtetuese, por vetëm nëse bëhen siç duhet. Nëse nuk bëhen siç duhet, mund të jenë një mjet i rrezikshëm, ” – tha ai, duke përmendur ish-kryeministrin Clement Attlee duke thënë se referendumi është “mjeti i demagogëve dhe diktatorëve “

“Referendumet duhen mbajtur kur elektorati të jetë në pozitën më të mirë të mundshme për të bërë një gjykim”, shtoi politikania Tory. “Duhet të mbahen kur njerëzit mund t’i shohin të gjitha argumentet pro dhe kundër dhe kur këto argumente janë testuar rigorozisht. Me pak fjalë, referendumet duhet të mbahen kur njerëzit e dinë saktësisht se çfarë po bëjnë dhe çfarë do të marrin në këmbim”

“Nuk duhet t’i kërkojmë njerëzve që të votojnë në një fletë të bardhë letre dhe t’u themi që të na besojnë se ne do t’i realizojmë gjithë premtimet më vonë”.Këto fjalë të mençura u folën nga … David Davis, sekretari i Brexit.

BE është një ithare e veçantë e filozofisë së lejimit të popullit të thotë fjalën e tij në një referendum – dëshmi janë votar e lavdishme franceze dhe holandeze mbi Kushtetutën e BE-së – dhe e pëlqejnë aq shumë referendumin sa që mund t’ua lejonin irlandezëve një tjetër mundësi reflektimi në lidhje me votën ë “e gabuar” në traktatin e Nicës.

Ndërkohë, Zvicra ka referendume për gjithçka. Ju nuk mund të keni edhe një “fondue” në Zyrih pa pyetur fqinjët tuaj.

Pra, çfarë mënyre për ta bërë 2018-ën më tepër pikante duke pasur më shumë referendume. Ja disa ide interesante për referendumet që mund të ndodhin në 2018-ën në Evropë:

Mbretëria e Bashkuar do të qendrojë në BE

Le të fillojmë me më të mundshmin. Brexit ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm – për avokatët, lobistët, gazetarët, Nigel Farage dhe Eurostar. Por këta “të mbetur”(remainers – term që përdoret për të identifikuar ata që votuan pro qëndrimit në BE) të bezdisshëm kanë kërkuar një tjetër mundësi për të shkuar në kutinë e votimit. Gabimi i tyre ka qenë se e kanë bërë këtë kërkesë në momentet vendimtare të marrëveshjes së Brexit, që Theresa May – vetëm shaka, se kushdo që zëvendëson Theresa May si kryeministre – po mbyll me Brukselin. E vetmja gjë që mund të kërkojnë në fakt, është një përsëritje e plotë e referendumit të parë, sepse 17.4 milionë njerëz mund të kenë gabuar.

Propozuar nga: Theresa “I dashur zot, ndaloje!” May

Shans për sukses: 48%

Katalonja të kërkojë falje për të gjithë atë “mish-mashin” e pavarësisë

Epo, në fakt ishte pak e rrëmujshme. Katalanasit menduan se po realizonin ëndrrën e tyre për të qenë një shtet i ndarë duke votuar në mënyrë dërrmuese për pavarësi. Pastaj Madridi dërgoi një stuhi luftëtarësh për “të rrahur” ata që nxitën popullin katalan për Pavarësinë, duke bllokuar separatistët, larg Carles Puigdemont dhe disa aleatëve që vrapuan drejt krahëhapurve flemid (populli belg). A nuk do të ishte më mirë për të gjithë nëse do të harrohej gjithë gjëja? Për të qetësuar Madridin, ata madje mund të mbajnë një referendum tjetër duke u dhënë mundësi katalanasve të kërkojnë falje për gjithë zhurmën e shkaktuar.

Propozuar nga: Carles “A mund të kthehem në shtëpi? Është e ftohtë në pyjet belge “Puigdemont

Shans për sukses: 25% (për katalanët), 100% (për spanjollët)

*Një referendum i ngjashëm është planifikuar për 2019-ën, në të cilin Galicia do të kërkojë të bëhet pjesë e Portugalisë.

Debati për duhanpirjen në EMA (Agjencia Evropiane e Medikamenteve)

Stafi i Agjencisë Evropiane të Medikamenteve është duke shijuar faktin se Amsterdami fitoi të drejtën për të qenë shtëpia e tyre pasi ata duhet të largoheshin nga Londra (shumë prej tyre kishin menduar se u përballën me një lëvizje në Bratislavë, e cila ishte në një nivel me Phenianin në aksionet e popullaritetit). Pra, bëhuni gati për një referendum parapërgatitës për atë që shumë shpejt do të bëjë Holanda, referendumin për pirjen e hashashit gjatë orarit të punës.

Propozuar nga: Kreu i ri i EMA-s Snoop Dogg

Shansi për sukses: 100%

Jean-Claude Juncker të ndalojë puthjet/përqafimet .. për disa!

Shefi i Komisionit Evropian parapëlqen kontaktin fizik me politikanët pothuajse aq sa ai pëlqen një shishe Merloti e dorës së parë. Ndërkohë që mund të jetë zbavitëse për ata që shikojnë – (më lart, Juncker duke përshëndetur kryeministris hungarez Viktor Orban me një përqafim dhe një puthje e ngjashme me një “Përshëndetje diktator!” është një shembull i qartë) – ata që nuk e durojnë, ose më mirë nuk para i pelqejnë puthjet “e lagura” janë me siguri më pak të etur për këtë gjë. Megjithatë, ka dhe më keq – mund të jetë Trump dhe dorëdhënia e tij e kursyer, thuajse me majat e gishtërinjve.

Propozuar nga: Viktor Orbán, Angela Merkel, Emmanuel Macron, Donald Tusk …

Shans për sukses: 100%

Brigjet Lindor dhe Perëndimor “të arratisen” nga Amerika e Donald Trump

Kjo do të ishte një masë afatshkurtër që do të zgjaste derisa Donald Trumpit t’i vihej në pikëpyetje integriteti /të plagosej/të bëhej i padurueshëm/zëvendësohej nga dikush më i kualifikuar për zyrën e lartë (SpongeBob pantallonë-katrori, ndoshta). Por kjo do të mundësonte që borxhet e bregdetit amerikan të mbështetura nga liberalët e rajoneve bregdetare të SHBA-së, (Florida nuk llogaritet sepse është e çuditshme) të vendosnin një distancë midis tyre dhe udhëheqësve të tyre të çmendur.

Propozuar nga: Barack Obama

Shans për sukses: 100%

POLITICO – Solli në shqip Lexo.al