TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” kanë qenë të ftuar Arjan Curi dhe Armand Shkullaku, të cilët kanë folur për ngjarjen që tronditi opinionin publik, ku Mihal Kokëdhima, pronari i një restoranti në jug të vendit, u konfliktua me disa turistë spanjollë.
“A duhej shfarrosur Mihal Kokëdhima? Pro dhe kundër?”, ka qenë pyetja që Arian Çani ka shtruar në emision. “Në asnjë mënyrë jo. Që në një moment të caktuar të çmendemi kjo ndodh. Që të çmendet shteti, kjo është serioze. Iu shkatërrua lokali brenda natës, u arrestua, u fut në burg. Kjo për çfarë? Për një incident të tepruar, nuk kishte pasur faj asnjëra nga palët. ”, ka thënë Shkullaku.
“Ajo skenë ishte një skenë që na tronditi të gjithëve”, u shreh Curi. “Djali i xhaxhait të Koço Kokëdhimës është ai. Rama ka ngrënë shumë peshq aty tek lokali i Mihalit…”, tha Shkullaku.