AKTUALITET, 7 Mars 2018, 20:48

"Plotfuqishmëria për Detin", Bushati i përgjigjet kërkesave të Metës

"Plotfuqishmëria për Detin", Bushati i përgjigjet
Ministra e Punëve të Jashtme i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta, në lidhje me kërkesën për plotfuqishmërinë e negociatave.

Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Sipas po të njëjtave burime, mësohet se letra nga ministria është dërguar paraditen e sotme.

Kjo përgjigje e Bushatit, vjen pas kërkesave që ka dërguar Meta në lidhje me informacionet që ka kërkuar në lidhje me autorizimin për negociatat me Greqinë.