AKTUALITET, 7 Mars 2018, 19:29

Zbulohen detaje të reja nga helmimi i ish-spiunit rus, policia: U spërkat me helm gjatë

Zbulohen detaje të reja nga helmimi i ish-spiunit rus, policia: U
Të tjera detaje janë zbuluar për helmimin e ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij.

Policia Britanike ka deklaruar se ish-spiuni rus dyshohet të jetë spërkatur me lëng helmues në rrugë.

Një ditë më parë detektivët e antiterrorizmit morën përsipër hetimin mbi helmimin e dyshuar të një agjenti të dyfishtë rus dhe vajzës së tij në një masë që do të rriste frikën për një përpjekje të vrasjes së sponsorizuar nga Kremlini.

Policia dhe MI5 nuk janë ende në dijeni për natyrën e substancës së administruar ndaj Sergei Skripal, 66 dhe vajzës së tij Julia, 33 vjeç.