AKTUALITET, 11 Tetor 2020, 15:00

49 raste të reja dhe dy viktima nga koronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit

49 raste të reja dhe dy viktima nga koronavirusi në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 49 raste të reja me Covid-19 nga 680 testime të kryera në total. Ndërsa fatkeqësisht dy pacientë nuk kanë mundur ta fitojnë dot betejën me këtë sëmundje.

Gjithashtu janë shëruar 53 qytetarë nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një statusi në rrjetet sociale, ministri i Shëndetësisë në Kosovë Armend Zemaj.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 53 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa nga 680 testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 49, ndërsa fatkeqësisht kemi 2 jetë të humbura”, ka shkruar Zemaj në Facebook.