TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet në lidhje me dosjen e kundërshtarëve të Aldo Bares.
Abc News raporton se SPAK ka vendosur që të mbyllë hetimet për të arrestuarit Anterio Kaloshi dhe Orges Bilbili, ndërkohë vijon të jetë në kërkim Laert Haxhia.
Njëra nga akuzat ndaj tre të rinjve nga Lushnja është vrasje e mbetur në tentative në kuadër të organizatës kriminale, ndërsa e dyta vrasje në rrethanë cilësuese.
Ndërkohë Haxhiu i dyshohet nga SPAK si kreu i grupit që ideoi planin për të vrarë Xhulio Baren, nip i Aldo Bares, një plan që u mbyll me plagosjen e të riut.