TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mentor Hasanaj, shefi i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe të cilit iu bë atentat gjatë orëve të drekës teksa udhëtonte në automjet me të atin dhe bashkëshorten është dërguar në Tiranë për një ndihmë të specializuar mjekësore.
Mësohet se ai ka marrë plagë të rënda dhe gjendja e tij vijon të mbetet kritike. Fillimisht ai dhe i ati u dërguan në spitalin Rajonal të Shkodrës ndërsa më pas u bë transferimi i tij drejt kryeqytetit, raporton Abc News.
Hasanaj ishte në makinë bashkë me të atin dhe të shoqen por kjo e fundit i shpëtoi plumbave, ndërsa babë e bir mbetën të plagosur.
Autori i kishte ndjekur me një motor tip “Papaq”, dhe ka pritur deri në momentin kur makina ka ndaluar për të qëlluar drejt tyre dhe më pas është pozicionuar edhe anash, në krah të shoferit. Policia po vijon punën për identifikimin dhe vënien e tij në pranga.