TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhen detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në Shkodër.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “Balkan Web” se të plagosur nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur babë e bir, përkatësisht shtetasit Xhelal dhe Mentor Hasanaj, ku ky i fundit është Shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe.
Babai Xhelali është në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa të dy të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.
Nga ana tjetër, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të plagosjes.