Desktop - General - 1
AKTUALITET, 11 Tetor 2020, 10:37

“Vjedhje e hapur”, Tabaku: Inceneratorët e miqve të Ramës do të zhvatin 400 milionë euro

“Vjedhje e hapur”, Tabaku: Inceneratorët e miqve të


Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thekson se të gjithë projektet PPP të implementuar nga Rama janë kriminale dhe vjedhje e hapur e taksave të shqiptarëve.

Tabaku përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se vjedhja dhe abuzimi më i madh janë tre PPP-të e inceneratorëve.

Sipas ish deputetes qeveria Rama shkeli mbi dhjetë procedura ligjore në dhjetor 2016 kur i dhuroi një kompanie të themeluar gjashtë muaj përpara për t’i dhënë inceneratorin e Elbasanit.

Gjithashtu ajo thekson se qeveria të njëjtën skemë ndoqi edhe për inceneratorin e Fierit dhe së fundmi edhe për inceneratorin e Tiranës.

Postimi i plotë:

Inceneratorët po i marrin shqiptarëve 400 mln euro nga xhepi.

Të gjitha projektet PPP të implementuar nga Rama janë kriminale dhe vjedhje e hapur e taksave të shqiptarëve. Por vjedhja dhe abuzimi më i madh janë 3 PPP-të e inceneratorëve.

Qeveria Rama shkeli mbi 10 procedura ligjore në dhjetor 2016 kur i dhuroi një kompanie të themeluar gjashtë muaj përpara për t’i dhënë inceneratorin e Elbasanit. Të njëjtën skemë ndoqi edhe për inceneratorin e Fierit dhe së fundmi edhe për inceneratorin e Tiranës.

Të tre këto inceneratorë do të paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe vlera përfundimtare e faturës së tyre është 400 mln euro. 79 milionë euro janë paguar në total dhe nuk ka filluar akoma puna.

Bashkia e Tiranës ka rritur mbi 35% tarifën e pastrimit. Qytetarët e Tiranës paguajnë më shumë tarifë pastrimi, bizneset në Tiranë paguajnë më shumë tarifë pastrimi por qytetarët e Durrësit u mbushën nga plehrat pikërisht që inceneratori i Tiranës të menaxhojë mbetjet e tyre.

Ndërsa Durrësin e mbysin në plehra dhe Tiranën në taksa, inceneratori i Fierit ka marrë deri më sot 24 mln euro (2 mln euro më shumë se kontrata fillestare). Sipas kompanisë që fitoi PPP-në, godina e inceneratorit duhet të përfundonte në shtator 2019.

Një vit e pak pas kësaj date godina nuk ka përfunduar dhe dyshja Ahmetaj-Mëritiri vazhdojnë e marrin taksat e shqiptarëve për një punë të pakryer.

E fundit, por jo për nga rëndësia; deri më sot asnjë zyrtar i lartë nuk ka mbajtur përgjegjësi për vjedhjen dhe abuzimin me 400 mln euro të inceneratorëve.

25 Prilli është një mundësi për te cuar përpara drejtësisë këdo që ka ideuar, zbatuar e paguar kete vjedhje të hapur të buxhetit të shtetit.