AKTUALITET, 18 Tetor 2018, 08:52

Policia aksion në Librazhd, kapet me drogë 1 person, shoqërohen 6 të tjerë/ EMRI

Policia aksion në Librazhd, kapet me drogë 1 person, shoqërohen 6

Gjatë natës policia ka arrestuar në flagrancë me drogë 28 vjeçarin Ardit Lleshi, banues në Librazhd.

Gjatë kontrollit në një lokal në afërsi të një shkolle, policia i gjeti Lleshit një sasi lënde narkotike rreth 6.22 gramë e dyshuar Canabis Sattiva, që e kishte gati për ta shitur.

Policia ka shoqëruar edhe 6 persona për verifikim edhe kryesisht me preçedentë penal të mëparshëm, si dhe kanë bllokuar 2 mjete për mungesë të dokumentacionit.

Njoftimi i policisë:

Policia kontrolle në lokale dhe akset rrugore për kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë me armë zjarri, personave në kërkim , apo atyre që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në afërësi të shkollave. Goditet një tjetër tetative për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, falë një pune të mirë-organizuar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas që ndodhej në një lokal në afërsi të një shkolle, mund të shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Ardit Lleshi, 28 vjeç, banues në fshatin Polis Gostim, Librazhd.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal në afërsi të një shkolle, shtetasit të lartëpërmendur në momentin e arrestimit i gjetën një sasi lënde narkotike rreth 6.22 gramë e dyshuar Canabis Sattiva, që e kishte gati për ta shitur.

Shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në ambiente të tjera dhe në aksin rrugor , ku kanë shoqëruar në ambjentet e policisë për verifikim edhe 6 persona, kryesisht me preçedentë penal të mëparshëm, si dhe kanë bllokuar 2 mjete për mungesë të dokumentacionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. TPZ.AL