TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vendimi i marrë nga Rai për të pezulluar transmetimet e ‘Porta a porta’ pas lajmeve se sekretari i PD dhe presidenti i Rajonit Lazio, Nicola Zingaretti, ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, nuk është i duhuri madje ka revoltuar shumë Bruno Vespën, shkruajnë mediat italiane.
“Është zhgënjyese që ndërsa vendi po kërkon gjithnjë e më shumë informacion, një transmetim i rëndësishëm mbyllet pa asnjë arsye të arsyeshme. Për fat të keq, duhet të përfundoj se menaxhmenti i kompanisë ka marrë parasysh mendimin e sekretarit Usigrai, i cili gjithmonë e ka konsideruar ‘derë më derë’ një abuzim. Por kjo i jep vendimit një aromë politike që më shqetëson", thotë Vespa.
Nicola Zingaretti erdhi në ‘Porta a porta” pasditen e së mërkurës së kaluar dhe tregoi të shtunën, për simptomat e para ndaj virusit.
Vespa theksoi se, iu afrua personit të infektuar për më shumë se gjysmë ore, më pak se një metër larg, në një shënim në të cilin shpreh edhe të gjithë zhgënjimin e tij. Vespa tha se, i ishte nënshtruar testit për të qetësuar të gjithë njerëzit. Siç pritej, testi rezultoi negativ.
Koronavirusi nga dita në ditë po prek çdo shtet në botë, ku deri më tani janë regjistruar 3821 viktima dhe 108,000 të infektuar nga koronavirusi në rang global. Mes viktimave dhe të infektuarve në botë shumica më e madhe janë të regjistruara në Kinë. Italia tashmë është renditur si vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në botë pas Kinës me 631 viktima. Viktima janë shënuar në Iran, Korenë e Jugut, Britani, Francë, dhe Gjermani. Koronavirusi ka prekur ditën e sotme edhe Shqipërinë ku u shënuan dy rastet e para të pacientëve me koronavirus, me histori udhëtimi nga Italia.