BOTA, 10 Mars 2020, 23:15

Izolohet New York nga koronavirusi, mbyllen të gjitha institucionet për dy javë

Izolohet New York nga koronavirusi, mbyllen të gjitha institucionet

Në New York u regjistrua viktima e parë nga koronavirusi ditën e martë.

Gurvenatori Andrew Coumo në një konferencë për shtyp ditën e sotme, ka njoftuar se do të mbyllen të gjitha instutucionet publike duke përfshirë edhe shkollat e universitetet.

Gjithashtu, universitet e vendit kanë njoftuar se mësimi do të zhvillohet nëpërmjet internetit për secilën klasë . Zona më e prekur nga sëmundja vdekjeprurëse është New Rochelle. Gurvenatori ka shtuar se do të vendos Gardën Kombëtare, e cila do të merret me pastrimin e rrugëve dizefektimin e shkollave si dhe do të ushqejë të gjithë banorët që jane në karantinë.

Kjo zonë është një prej zonave ku grumbullohen më shumë njerzit që vijnë edhe nga vende të tjera të botës.

Shkollat, shtëpitë e adhurimit dhe hapësirat e tjera të mëdha të grumbullimit brenda zonës do të mbyllen për dy javë duke filluar të enjten- ka shtuar Z. Cuomo. Ndërsa bizneset si dhe dyqanet ushqimore do të rrinë të hapura. Ndërkohë karantinimi në këtë zonë filloi opasi hyri një avokat i cili jeton në Neë Rochelle dhe punon në Manhattan, Laërence Garbuz, u bë personi i dytë në New York që u diagnostikua me koronavirus javën e kaluar.

Koronavirusi nga dita në ditë po prek çdo shtet në botë ku deri më tani janë regjistruar 3821 viktima dhe 108,000 të infektuar nga koronavirusi në rang global. Mes viktimave dhe të infektuarve në botë shumica më e madhe janë të regjistruara në Kinë. Italia tashmë është renditur si vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi në botë pas Kinës me 366 viktima. Viktima janë shënuar në Iran, Korenë e Jugut, Britani, Francë, dhe Gjermani. Koronavirusi ka prekur ditën e sotme edhe Shqipërinë ku u shënuan dy rastet e para të pacientëve me koronavirus, me histori udhëtimi nga Italia. /The New York Times