LIFESTYLE, 21 Dhjetor 2019, 10:33

Me këmbët e ngritura lart në pasqyrë, Enca provokon ndjekësit


2019-ta ka qenë një vit i mbushur me projekte të reja për Encën.

Përveç karrierës së saj muzikore, së shpejti do ta shohim dhe si aktore në filmin më të ri të Ermal Mamaqit “I love Tropoja”.

Gjithashtu këngëtarja është shumë aktive në rrjete sociale ku publikon herë pas herë dhe foto provokative që nuk kalojnë pa u komentuar nga ndjekësit e saj.

Edhe së fundmi në  ‘Instagram”, këngëtarja shfaqet e veshur me një kostum rozë, i cili i shkon shumë.

Ndërkohë poza që Enca ka marrë është paksa provokuese.

Ajo shfaqet e shtrirë për tokë teksa këmbët i ka të ngritura lart në murë.

“Ç’kemiiii  ”, shkruan ajo krahas fotove që kanë marrë menjëherë me mijëra pëlqime.