LIFESTYLE, 18 Dhjetor 2019, 09:05

“Zihen” dy motrat Vjollca, Marina tregon momentin e vështirë me Luanën: Kur nervozohet Luana


Dy moderatoret e  njohura Marina dhe Luana Vjollca janë ndër emrat  më të dashur për publikun shqiptar.

Motrat e famshme Vjollca ish-velina të Fiks Fare, por sot ndër  moderatoret më të suksesshme dinë të mbajnë mbrëthyer pas ekranit mijëra shikues.

Ato janë shumë të  lidhura me njëra tjetrën dhe këtë e kanë treguar përmes postimeve që  ato publikojnë herë pas here në  rrjetet sociale.

Së fundmi Marina ka publikuar foton nga një fragment i  filmit vizatimor për fëmijë, “Tomi and Yerry”, ku maçoku në këtë  rast është  i mërzitur, dhe krahas fotos  Marina  shkruan: Motra vogël kur nervozohet. Dhe i bën tag Luanës.

Të dyja bëjnë  herë pas here reagime të tilla, por më së shumti ka qenë Marina ajo që tregon se Luana, motra e vogël  mërzitet më shpesh me të.

Megjithatë mund të jetë edhe ndonjë  shaka mes motrash  pasi Marina  komentin e saj e shoqëron  edhe  me emojit duke qeshur.