LIFESTYLE, 19 Dhjetor 2019, 10:41

Gjithë jetën mes vajzave, Stresi i habit të gjithë me deklaratën e tij: Kam shumë turp


Stresi ka qenë i ftuar sëfundmi në emisionin “Soiree” ku përveçse ka folur për raportin me të ëmën, familjen dhe karrierën e tij, reperi ka folur edhe në raport me femrat dhe lidhjet që ka me to.

Në fakt askush nuk e priste një përgjigje të tillë nga Stresi, pasi përgjigjia e tij i ka çuditur të gjithë.

“Në radhë të parë ne jemi shumë diskretë. Të paktën unë, kam shumë turp që t’i flas një femre në rrugë.

Më vjen shumë zor dhe nuk jam nga ata djem që ta ngacmoj në lagje. Unë mendoj se secili nga ne ka atë flirtin e vetë shumë sekret. Nuk jemi nga ata që i ndalojnë njerëzit në rrugë.

Për vete më vjen shumë zor dhe kam fituar shumë pikë dhe në lagjen time që unë jam si kryeplaku i lagjes. Se si unë e bëj për vete një femër është shumë e thjeshtë. Pikë së pari nis gjithmonë nga komplimentet”, –tha reperi i njohur Stresi.

Kujtojmë që reperi është njohur gjithmonë përgjatë karrierës së tij si një prej meshkujve që kalon më së shumti kohë me vajza, pasi këtë e ka treguar edhe në jetën reale jo vetëm në muzikë, por me këtë përgjigje që ka dhënë Stresi ka habitur të gjithë.