TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga "AMA" është bërë "RAMA". Bëhet fjalë për tabelën informuese të zyrave të Autoritetit të Mediave Audiovizive, e cila me ligjin e ri që pritet të miratohet sot në Kuvend merr kështu edhe atributet e një gjykate që do të caktojë gjoba apo do të marrë vendime për mbylljen e mediave online në Shqipëri.
Shtimi i gërmës R është bërë nga aktivistë të organizatave të shoqërisë civile dhe të mediave që protestojnë kundër ligjit, i cili synon të vërë nën kontroll portalet.
Gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuvend, Rama nuk dha asnjë shenjë tërheqjeje nga ligji, i cili është kundërshtuar gjithashtu nga më shumë se 30 organizata ndërkombëtare të mediave, por edhe nga Këshilli i Europës.
