TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak muaj më parë në media qarkulloi lajmi i bujshëm, për sherrin mes tre vajzave të ekranit Einxhel Shkira, Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi.
U tha që shkak për sherrin e tyre ishte një djalë, por asnjëra prej tyre nuk ka sqaruar motivin e vërtetë të këtij sherri.
Ka qenë Einxhel Shkira ajo që denoncoi, Kejvina Kthellën dhe Oriola Marashin, duke bërë që çështja të shkonte deri tek instancat ligjore.
Teksa ka qenë e ftuar pasditen e së martës në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka folur rreth kësaj çështje duke mbajtur qëndrimin e saj.
E pyetur nga Rudina për sherrin ajo ka thënë se nuk jam njeri që fus intriga, duke përfunduar se i ka falur të dyja vajzat.
Rudina: Kisha edhe një pyetje tjetër, por më vjen keq ta prish shijen e bisedës, për një titull portalesh, një zënkë, them të mos e prekim, si thua?
Einxhel: Në fakt dua të them një gjë Rudina. Unë jam shumë feministe, njerëzit e dinë këtë. Gjithmonë jam përpjekur që femrat t’i ndihmoj, jam përpjekur të eci krah për krah, nuk kam xhelozi për asnjë femër sepse në momentin që do kem xhelozi i bie të kem mangësi tek vetja.
E dua aq shumë veten time sa nuk mendoj se kam mangësira. Edhe nëse kam diçka ndryshe nga tjetri, është një cilësi e imja.
Dikush vrapon më shpejt se unë, dikush më avash. Jam njeri i avashtë, por ndonjëherë të jesh i avashtë nuk është gjë e keqe se mund të shpëtoj nga shumë gjëra të tjera.
Nuk kam asnjë kompleksitet ndaj femrave të tjera, nuk dua t’i prish punë, as t’i bëj të ndihen keq, as të fus intriga.
Çfarëdo që ka ndodhur, unë gjithë njerëzit i kam falur dhe nuk ushqej urrejtje për njerëzit. Do më dhimbseshin nëse do vazhdonin edhe ato në zemrat e tyre të ushqenin urrejtje dhe të kishin dëshirën për të më bërë keq.
S’mund ta mbushësh zemrën tënde me një ndjesi aq të keqe, ndërkohë që ka aq ndjesi të bukura.
Ngjarja ndodhi disa muaj më parë, teksa modelet Marashi dhe Kthella, shkuan në orët e mbrëmjes poshtë shtëpisë së moderatores në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për t’u sqaruar, por debati degradoi në dhunë fizike mes tyre.