LIFESTYLE, 19 Dhjetor 2019, 16:39

Jahti shtatë milionë dollarësh i këngëtarit të famshëm bëhet shkrumb e hi

Jahti luksoz i këngëtarit të njohur, Marc Anthony ka marrë flakë. Mediat e huaja raportojnë se në momentin që flakët janë shpërndarë, këngëtari nuk ndodhej brenda tij, por ekuipazhi i tij ishte aty për ta bërë gati për nisje. Ata janë evokuar menjëherë nga autoritetet dhe nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit. Si fillim flakët kanë nisur nga një kuvertë dhe më pas janë shpërndarë në të gjithë jahtin. Jahti i ish-bashkëshortit të JLo kushtonte shtatë milionë dollarë dhe nga pamjet që janë xhiruar nga kalimtarët duket se ai është djegur plotësisht.