LIFESTYLE, 19 Dhjetor 2019, 23:23

FOTO/ Elvana Gjata “ndez” skenën e Festivalit të RTSH-së, performancë mbresëlënëse

Po transmetohet këtë mbrëmje edicioni i 58 i Festivalit të RTSH. Mes këngëtarëve që kanë dalë në skenën e madhe të RTSH këtë mbrëmje ishte edhe këngëtarja mjaft e dashur për shqiptarët, Elvana Gjata.

Me këngën “Me tana”, Elvana dhuroi mjaft emocion dhe u duartrokit shumë nga spektatorët në sallë. Me një këngë ritmike, por edhe të bukur, Elvana Gjata, bëri një performancë fantastike, ku nuk mungoi edhe kërcimi në skenë.